Kongresistja amerikane kritika Trumpit për marrëveshjen me Indinë

Kongresistja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez kritikoi sot presidentin e SHBA-ve Donald Trump për marrëveshjen e armëve me Indinë.

“Presidenti Trump është duke nënshkruar marrëveshje të armëve me Modin ndërsa administrata e tij po pastron etnikisht pakicat fetare të vendit”, shkroi në Twitter ligjbërësja demokrate.

“Ne nuk duhet ta lejojmë këtë rritje të dhunës sektare”, tha Ocasio-Cortez.

Trump në vizitën e tij në Indi muajin e kaluar nënshkroi marrëveshje të mbrojtjes, energjisë dhe telekomunikacionit.

India do të blejë helikopterë dhe pajisje tjera ushtarake amerikane me vlerë prej 3 miliardë dollarë.

Vizita e tij u shënua nga trazirat më vdekjeprurëse fetare në kryeqytetin Indian në dekada.

Përveç 47 viktimave, dyqanet, shkollat dhe shtëpitë u dogjën derisa banditët terrorizuan banorët në verilindje të New Delhi për katër ditë. Policia, e kritikuar për reagimin e tyre të ngadaltë, arriti të marrë gjërat nën kontroll./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne