Republikanët dhe demokratët kryesor në Kongresin amerikan kanë bërë thirrje që të anulohet marrëveshja prej 110 miliardë dollarësh që Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi në Arabinë Saudite javën e shkuar.
Shqetësimi kryesor i tyre është se Mbretëria saudite mund t’i përdorë armët më të reja në luftën e Jemenit. Kongresmeni Ted Lieu dhe Ted Yoho, përfaqësues nga demokratët dhe republikanët, thanë se Uashingtoni duhet të rishikojë dorëzimin e municioneve dhe armëve të tjera të sofistikuara për në mbretërinë saudite Ata argumentuan se ishte e rëndësishme të kuptohej nëse forcat ajrore saudite, të cilat kryesojnë agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit fqinj, do të ishin në gjendje të përdorin armët e fundit në sulmet e tyre kundër luftëtarëve jemenas. Ligjvënësit thanë se në dhjetor, administrata e Obamës pezulloi “një shitje të planifikuar të armëve Riadit, për shkak të shqetësimeve mbi viktimat e shumta civile në Jemen dhe mangësi të konsiderueshme në aftësitë e ushtrisë saudite në përdorimin e armëve të sofistikuara amerikane./ PT