Një përfaqësues i Kongresit të Amerikës ka hedhur poshtë idenë se qeveria e Sirisë ka kryer sulmin kimik në rajonin Khan Shejkhun në jug të Idlibit në veriperëndim të këtij vendi.
Kanali televiziv CNN njoftoi se Thomas Massie, përfaqësues i shtetit Kentucky në Kongresin e Amerikës, të mërkurën ka theksuar se nuk mund të prezantohet me lehtësi autori i sulmit kimik në Khan Shejkhun të Sirisë dhe është shumë lartë të besohet se ushtria e Sirisë ka kryer një sulm me armë kimike. Thomas Massie shtoi: “Ashtu siç po flitet, ky sulm ajror është kryer kundër një depo dhe punishte të prodhimit të minave që ekziston mundësia aty të ketë pasur lëndë kimike dhe si pasoj të jenë shpërndarë në atmosferë”. Më parë qeveria e Sirisë ka dërguar 90 letra në OKB ku ka paraqitur informacione të besueshme për përdorimin e armëve kimike nga terroristët e armatosur kundër popullit civilë të Sirisë dhe këto lëndë janë transportuar nga Turqia në Siri për grupet terroriste./ PT