Konsorcium energjetik turko-ruso-iranian prej 7 miliardë dollarësh

Kompania “Unit International” nga Turqia ka lidhur me kompanitë energjetike ruse dhe iraniane një kontratë me vlerë 7 miliardë dollarë për të zhvilluar dhe shfrytëzuar zonat naftë-e-gazmbajtëse në Iran.

Për të nxjerrë naftë dhe gaz në Iran kompania turke “Unit International” ka rënë dakord me kompaninë shtetërore ruse “Zarubezhnet” dhe me një nga holldingët më të mëdhenj të Iranit, “Ghadir Investment”.

Rezerva totale e zinxhirit investues me vlerë rreth 7 miliardë dollarë, që do të bëjnë të tre kompanitë, është 10 miliardë fuçi. Punimet do të zhvillohen gjithsej në 4 parcela; njëri prej punimeve do të jetë në sipërfaqet naftëmbajtëse më të rëndësishme të vendit, me një prodhim ditor 100 mijë fuçi, kurse punimi tjetër do të bëhet në një rajon gjigand gazmbajtës me një kapacitet prodhues vjetor 75 miliardë metra kub.

Konsorciumi do të ketë mundësi të nxjerrë naftë dhe gaz natyror edhe në rajone të tjera të Iranit. Vetëm në njërën prej parcelave, ku do të punohet mund të përballohet nevoja 150-vjeçare e Turqisë për gaz natyror./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne