Shqiperia

Konsulli i nderit i Izraelit sulmon protestat anti Rama

Nga Gjergji Thanasi

  1. Rudolf Xhillari, konsull i nderit i Izraelit në Republikën e Shqipërisë me shkrimet e veta në faqen e tij të facebook-ut është kthyer në një bodigard mediatik të kryeministrit kryerilindas Edvin. Sa herë, që shqiptarët protestojnë kundra Edvinit dhe “rilindasve” të tij: ish ministres Nikolla, ish ministrit Gjiknuri, ende kryebashkiakut Veliaj etj. z. konsull i nderit i Izraelit sulmon protestat e banorëve të Astirit, studentëve shqiptarë, emigrantëve tanë të diasporës e me rradhë. Për z. konsull nuk ka rëndësi kauza për të cilën protestojnë grupe të ndryshme të interestit, bashkëatdhetarët e tij shqiptarë. Për z.Konsull rëndësi ka të mbrohet me cdo kusht kryeministri me timon e me tepsi në dorë!

Në mënyrë modeste i sugjerojëm z. konsull të nderit, që të lexojë Konventën e Vjenës të prillit të v. 1961 mbi imunitetin dhe privilegjet diplomatike! Po ashtu i kujtojmë z. konsull se diplomatë të huaj deri në nivel ambasadori janë dëbuar nga Shqipëria për qëndrime edhe më pak të anshme sesa qëndrimet publike të z. konsull të nderit! Për më tepër, që si kur nuk ka lezet fare, që konsulli i nderit i një shteti të krijuar ekskluzivisht me “material” njerëzor diaspore si Shteti i Izraelit, të sulmojë diasporën e Atdheut të vet, Shqipërisë. Unë nuk di sesa e promovon kauzën e Izraelit në Shqipëri sulmi ndaj banorëve të zonës s ëAstirit, ndaj studentëve dhe sidomos ndaj diasporës shqiptare! Studentët e sidomos diaspora shqiptare as harron dhe as fal këdo, që ia fut pas shpine dhe bën kauzë të përbashkët me një kryeministër, që ka shumë të ngjarë të përfundojë në rastin më të mirë si Gruevski dhe në rastin më të keq si Caushesku.

Në Ballkan sundimtarët shpesh përfundojnë keq nën hamarrjen e të sunduarve të tyre. Kështu i ngjau mbretit serb dhe mbretëreshës së tij të Dinastisë së Obrenovicëve nja 110 vite më parë. Kështu u ngjau Helena dhe Nikolae Causheskut 29 vjet më parë, kështu i ngjau Dullës tonë 22 vjet më parë, kur ia nxorrën kockat nga varri. Shkurt pazari kauza e përbashkët me sundimtarin hajdut, cinik dhe tradhëtar të Atdheut tënd përgjithsisht nuk është kauzë, që ia vlen të përqafohet.

Me qëllim që lexuesi të kuptojë më mirë, sesi konsulli i nderit i Izraelit në Shqipëri sulmon këdo, që proteston ndaj “Skënderbeut” të ministres Spiropali, po japim në mënyrë integrale njërin nga sulmet e tija. Ofrojmë, gjithashtu edhe linkun e sulmit të tij verbal ndaj protestës së diasporës shqiptare kundra kryeministrit kryerilindas Edvin!

Linku i sulmit ndaj protestës së diasporës shqiptare

https://d.facebook.com/story.php?story_fbid=359525837961947&id=327470044500860&refid=17&_ft_=mf_story_key.359525837961947%3Atop_level_post_id.359525837961947%3Atl_objid.359525837961947%3Acontent_oëner_id_neë.327470044500860%3Athroëback_story_fbid.359525837961947%3Apage_id.327470044500860%3Aphoto_id.359524877962043%3Astory_location.4%3Astory_attachment_style.photo%3Apage_insights.%7B%22327470044500860%22%3A%7B%22role%22%3A1%2C%22page_id%22%3A327470044500860%2C%22post_context%22%3A%7B%22story_fbid%22%3A359525837961947%2C%22publish_time%22%3A1546016790%2C%22story_name%22%3A%22EntStatusCreationStory%22%2C%22object_fbtype%22%3A266%7D%2C%22actor_id%22%3A327470044500860%2C%22psn%22%3A%22EntStatusCreationStory%22%2C%22sl%22%3A4%2C%22dm%22%3A%7B%22isShare%22%3A0%2C%22originalPostOënerID%22%3A0%7D%2C%22targets%22%3A%5B%7B%22page_id%22%3A327470044500860%2C%22actor_id%22%3A327470044500860%2C%22role%22%3A1%2C%22post_id%22%3A359525837961947%2C%22share_id%22%3A0%7D%5D%7D%7D%3Athid.327470044500860%3A306061129499414%3A2%3A0%3A1546329599%3A-2679745394619340269&__tn__=%2As-R

Sulmi ndaj protestës së studentëve

Protesta e studentëve??‍???‍?u tjetërsua, humbi dinjitetin, humbi ❌kauzën e qëllimin, u shndërrua në interesa partish politike, e kjo faktohet nga qëndrimi e prezenca që po mbajnë anëtarët e LRI dhe FRPD.⛔️

Studentëve??‍???‍? ju duhet dhënë një mundësi, e kjo nuk bëhet në shesh e me megafon?, por të ulur në dialog?, për të bashkëbiseduar, për të zgjidhur çfarë dilemash kanë, e për të mos u sorollatur rrugëve.
Ne jemi të vetëdijshëm që universitetet nuk kanë vetëm këto probleme, por akoma më tepër.

Zgjidhja e 8 pikave? nuk është gjithçka, ndaj me anë të dialogimit studentët mund të zgjidhin shumë më shumë probleme, jo vetëm në favor të tyre, por edhe të brezave pasardhës.

Ndaj duhet dakordësuar ?jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.✅
Të rinjtë duhet të vendosin për fatin e tyre✅, e jo të partive opozitare❌që tani më po i “suportojnë” vetëm për të qëndruar në shesh.
Studentët??‍???‍?e vërtetë e kuptuan që zgjidhja është në takim e dialogim me Kryeministrin, e jo aty ku LSI e PD ka interesat, aty ku për zgjidhjen e disa problemeve në ?universitete kërkohet rotacioni i qeverisë, pasi kështu i intereson PD-së dhe LSI- së.

Është momenti dhe koha që kauza e të rinjve, pikërisht atyre studentëve që arsimohen me mund e sakrificë të prekin ndryshimin pozitiv në arsimin e lartë, ndaj distancohuni nga interesat e partive opozitare të cilat në mënyrë tinzare po e kthejnë çështjen e arsimit të lartë në qëndrim interesash pushteti duke e tjetërsuar kauzën studentore.

Për fatin tuaj vendosni ju!??

/ Gazeta Impakt