Shqiperia

Konsulli kulturor i Iranit në Shqipëri: Shqiptarët e duan Iranin, përkundër qeverisë së tyre

Sejed Ahmed Husejni Elest është konsulli kulturor i Iranit në Shqipëri. Ai flet rreth potencialeve të mëdha të civilizimit dhe kulturës mes Iranit dhe Shqipërisë. Naim Frashri është një ndër poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare Shqiptare i cili ka shkruar edhe një përmbledhje poezish në gjuhën persiane me titullin “Tekhajulat”.

Agjencia e lajmeve Puja ka në një raport të saj ka shkruar se Shqipëria është një vend i çuditshëm e cila ka një popullsi me shumicë myslimane dhe nga ana tjetër është nën një ndikim shumë të madhe të vendeve evropiane dhe të Amerikës.

Irani me Shqipërinë ka marrëdhënie në mënyrë të njëanshme. Shqipëria në Irani nuk ka Ambasadë. Në Shqipëri ekzistojnë dy grupe të iranianëve, grupi i parë është ambasadori dhe diplomatët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe grupi i dytë është Organizata Muxhahedine Khalk.

Dr. Sejed Ahmed Husejni Elest në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Tasnim, fletë për potencialet e përbashkëta kulturore të Iranit dhe Shqipërisë. Në vijim po sjellim tekstin e kësaj interviste:

Tasnim: Na shpjegoni pak rreth Shqipërisë dhe karakteristikave të saj kulturore?

Husejni Elest: Shqipëria ka rreth 4 milionë banorë. Nga sipërfaqja, është gati sa një prej provincave të vogla të Iranit. Shqipëria ka një pozitë jashtëzakonisht strategjike. Shqipëria është i vetmi vend në Evropës që ka shumicën e popullsisë myslimane, do të thotë 70% dhe disa thonë 80% e popullsisë së Shqipërisë është myslimane.

Tasnim: Çfarë potenciale të kulturës iraniane mund të shfrytëzohen në Shqipëri?

Husejni Elest: Unë kam rreth 9 muaj që jam emëruar në postin e konsullit kulturor të Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Prioritet i yni në Shqipëri janë aktivitetet kulturore dhe artistike, si në aspektin akademik dhe si në aspektin artistik, por rëndësi të veçantë kanë edhe lidhjet qytetare mes të dy popujve. Një pjesë të aktiviteteve tona i kushtojmë edhe çështjeve fetare, do të thotë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës për myslimanët në përgjithësi në Shqipëri. Në mes të dy vendeve nuk ekziston akoma ndonjë kontratë ose marrëveshje kulturore. Shqipëria në Teheran nuk ka ambasadë, prandaj marrëdhëniet janë të njëanshme, jo të dyanshme. Natyrisht se po bëjmë të gjitha përpjekjet që të nënshkruhet ndonjë marrëveshje në fushën kulturore dhe nëpërmjet saj do të mund të kemi prani zyrtare, sepse aktualisht në Shqipëri kemi prani vetëm në kuadër të Fondacionit Sa’adi Shirazi dhe në emër të këtij Fondacioni zhvillojmë aktivitetet tona. Mirëpo autoritetet shqiptare janë të informuara për këtë fakt se jemi konsullatë kulturore. Fondacioni Sa’adi Shirazi ka shumë vite që vepron në Shqipëri dhe është i njohur në nivel të gjerë në mesin e qytetarëve në Shqipëri. Shqipëria përballet me shumë probleme ekonomike dhe kjo ndoshta është një ndër arsyet për të cilën nuk ka ambasadë në Teheran.

Tasnim: Prej çfarë kohë marrëdhëniet Iran-Shqipëri janë të njëanshme?

Husejni Elest: Pas shkatërrimi të ish-BRSS, marrëdhëniet Iran-Shqipëri janë të njëanshme. Ne, në Shqipëri kemi ambasadë, ndërsa Shqipëria nuk ka ambasadë në Teheran. Shqipëria për shkak të problemeve të saj të veçanta, në shumë vende të botës nuk ka ambasadë dhe një prej këtyre vendeve është edhe Irani.

Tasnim: Çfarë probleme ka Shqipëria?

Husejni Elest: Një pjesë e problemeve të Shqipërisë janë ekonomike dhe për këtë arsye Tirana zyrtare nuk ka mundësi të hapë ambasadë në shumë vende të botës. Pjesa tjetër e problemeve varët nga pikëpamjet politike sepse Tirana zyrtare ka prirje më të mëdha drejt Perëndimit se sa drejt Lindjes. Rivalet tonë në Shqipëri kanë vendosur një ndikim të madh dhe ndoshta edhe ata mund të krijojnë ndonjë pengesa në këtë drejtim.

Tasnim: Në Shqipëri përveç pranisë aktive, a keni arritur të keni prani edhe mediatike të rëndësishme?

Husejni Elest: Ne në Shqipëri publikojmë revistën “Perla”. Kjo revistë përgatitët nën mbikëqyrjen e profesorëve dhe hulumtuesve të fushave të ndryshme kulturore dhe shkencore, prandaj ka arritur të krijojë një pozitë shumë të mirë në mesin e intelektualëve dhe të studentëve shqiptarë. Kjo revistë ka dy pjesë, albanologjinë dhe iranologjinë dhe trajton problematike të ndryshme të këtyre fushave.

Tasnim: Në këtë revistë a trajtohen edhe tema nga letërsia e të dy vendeve?

Husejni Elest: Revista në përgjithësi është fushës së shkencave shoqërore. Bordi i redaksisë së kësaj reviste përbëhet nga profesor universitarë të njohur. Përveç revistës, ne botojmë edhe libra të ndryshme të cilat shpërndahen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe në rajone të vendeve të tjera ku flitet gjuha shqipe.

Tasnim: Të përbashkët kulturore të Iranit dhe Shqipërisë në çfarë niveli janë?

Husejni Elest: Populli shqiptar ka shumë interes ndaj kulturës dhe letërsisë së Iranit. Më shumë se 600 fjalë persiane përdoren në gjuhën e folme shqip banorët e rajoneve të ndryshme. Përveç kësaj në Shqipëri në mesin e myslimanëve ekzistojnë edhe tarikate të ndryshme sufiste që i kanë burimet në Iran dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Në Shqipëri në nivelin medial, zyrtar dhe shtetëror, ekziston një atmosferë iranofobe. Përkundër kësaj, në atmosferën që mbretëron në mesin e qytetarëve dhe të popullit në përgjithësi, ekziston një interesim i mirë ndaj kulturës dhe civilizimit iranian.

Tasnim: Ky interesim ndaj kulturës iraniane kur ka filluar tek shqiptarët?

Husejni Elest: Shahname e Ferdosit është përkthyer në gjuhën disa dekada më parë në gjuhën shqipe nga përkthyesi i njohur Vexhih Buharaja, i cili ka ruajtur në masë të madhe stilin epik dhe mitologjik të saj. Përkthimi i kësaj vepra është një përkthim i nivelit të lartë dhe konsiderohet një prej përkthimeve shumë të bukura nga gjuha persiane në gjuhën shqipe. Ky përkthim i Shahnames u botuar disa vite më parë dhe tani ekziston në dispozicion të lexuesit shqiptar. Rubairat e Omar Khajamit janë përkthyer dhe janë ribotuar disa herë në gjuhën shqipe. Libri “Golestan dhe Bustan” i Sa’adi Shiraziut dhe Divani i Hafizit gjithashtu janë përkthyer dh botuar në gjuhën shqipe. Lexuesi shqiptar ka shumë vite që njihet me thesaret e letërsisë persiane nëpërmjet këtyre përkthimeve. Në këtë mënyrë Iranianët kanë prezantues të mirë tek populli shqiptar.

Tasnim: Cilët shkrimtarë të mëdhenj shqiptarë mund t’i kujtoni me këtë rast?

Husejni Elest: Natyrisht se edhe shqiptarët kanë shkrimtarë dhe poet të mëdhenj. Një prej tyre është edhe Naim Frashri i cili përveç veprave të tjera, ka shkruar edhe veprën epike fetare “Qerbelaja”. Vëllezërit Frashëri Naimi, Samiu dhe Abdyli janë figura të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare dhe me veprat e tyre janë bërë urë lidhëse mes kulturës iraniane dhe shqiptare.

Tasnim: A mund të na jepni më shumë shpjegime rreth Naim Frashërit?

Husejni Elest: Naim Frashri është një personalitet me rëndësi shumë të madhe për shqiptarët. Ai ishte një mendimtar i dalluar në të gjitha fushat. Ai është një poet i nivelit shumë të lartë. Në shoqërinë shqiptare, Naim Frashri konsiderohet edhe një hero kombëtar. Shqiptarët në kalendarin e tyre e kanë caktuar edhe një ditë me emrin “Dita e Naim Frashrit”. Kjo ditë tek shqiptarët manifestohet me programe të ndryshme sepse Naim Frashri me fjalë të tjera konsiderohet edhe themelues i Shqipërisë moderne. Ai ka dhënë një kontribut shumë të gjerë për ngritjen e shoqërisë shqiptare dhe për krijimin e shtetit shqiptar. Ai ka luajtur një rol të madhe edhe në letërsinë shqipe duke shkruar shumë vepra.

Naim Frashri posedon këto karakteristika të dalluara kombëtare, prandaj të gjithë shqiptarët pavarësisht përkatësisë fetare, kanë një respekt të veçantë për këtë poet. Naim Frashri përveç tjerash, ka shkruar edhe një përmbledhje poezish në gjuhën persiane me titull “Tekhajulat” dhe duke marrë parasysh faktin se ai kurrë nuk ka qenë në Iran, është me të vërtetë për tu çuditur se deri në çfarë niveli ai e ka njohur gjuhën persiane. Naim Frashri pavarësisht se është shqiptar dhe kurrë nuk ka qenë në Iran, por poezitë që ka krijuar në gjuhën persiane, janë poezi të nivelit të lartë dhe për këtë arsye konsiderohet një rast i rrallë në vendet ku është përhapur gjuha dhe letërsia persiane.

Tasnim: Naim Frashri përveç “Tekhajulat”, çfarë vepre tjetër të rëndësishme ka shkruar?

Husejni Elest: Në njëqind vitet e fundit në Iran studiuesit e gjuhës persiane si Bastani Parizi, Dekhoda, Golshani dhe Prinija etj., kanë punuar në fushën e studimeve të gjuhës dhe letërsisë persiane. Naim Frashri në Shqipëri rreth 140 viteve më parë ka shkruar një vepër me titull “Gramatika e Gjuhës Persiane”. Kjo do të thotë se ai ka punuar në këtë fushë barabartë me iranianët ndoshta edhe më herët. Kjo është vepra e dytë e jashtëzakonshme e Naim Frashrit në shërbim të gjuhës dhe kulturës persiane. Naim Frashri ka shumë vepra të tjera në gjuhën shqipe që konsiderohet pjesë e themeleve të gjuhës dhe letërsisë shqiptare dhe poezitë e tij janë aq shumë të përhapura saqë njerëzit gjatë bisedave të tyre në jetën e përditshme përdorin vargje poetike dhe thënie të Naim Frashrit.

“Qerbelaja” është një vepër tjetër interesante e Naim Frashrit e cila përshkruan kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) kundër pushtetit diktator dhe të dhunshëm Emevit. Kjo vepër është shkruar në poezi dhe në formë epike.

Tasnim: Naim Frashri në vendin e tij me çfarë epiteti dhe titulli njihet?

Husejni Elest: Naim Frashri ishte një personalitet universal për shqiptarët dhe akoma kanë një pozitë të rëndësishëm. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për çështjen kombëtare shqiptare dhe për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi osman, prandaj ai njihet edhe hero me plotë kuptimin e fjalës.

Në Teheran do të zhvillohet kongresi i madh për Naim Frashrin

Husejni Elest: Populli iranian duhet ta dijë se në Evropë ekziston një thesar kaq i çmuar kulturor. Ai është i vetmi poet në Evropë që ka përmbledhje poezish në gjuhën persiane, prandaj është i pashembullt. Ne kemi një projekt për këtë vit që do të mundohemi të organizojmë një kongres për Naim Frashrin në Teheran.

Në Shqipëri për çdo vit në Ditën e Naim Frashrit organizohet një manifestim i veçantë në shtëpinë e Naim Frashrit e cila aktualisht është shndërruar në muze. Gjatë viteve të kaluara programe të tilla rreth personalitetit të Naim Frashrit janë organizuara edhe në Francë, në Gjermani dhe në Turqi ku është vlerësuar personaliteti i këtij veprimtari. Kjo është në kohën kur ai lidhjen më të madhe e kishte me kulturën dhe letërsinë persiane. Naim Frashri nuk ka përmbledhje poezish në gjuhën gjermane dhe as në gjuhën franceze, por as në gjuhën turke. Prandaj ne iranianët duhet ta vlerësojmë këtë poet shqiptar që ka krijuar poezi dhe vepër në gjuhën persiane. Faktorë të ndryshëm janë bërë shkak të kësaj neglizhence nga pala iraniane. Këtë vit në bashkëpunim edhe me faktorë dhe qendra të ndryshme në Iran dhe në Shqipëri, kemi ndërmend të organizojmë një kongres në Teheran për prezantimin dhe vlerësimin e personalitetit të Naim Frashërit dhe shpresojmë që kjo të jetë një punë e mirë dhe të realizohet ashtu siç e meriton vetë personaliteti i Naim Frashrit./ PT

OPINIONE

INTERVISTA