Konsumoi hashash dhe ngacmoi seksualisht të bijën, Prokuroria mbyll hetimet për 37-vjeçarin korçar, çështja në gjykatë

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet për babanë, që ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, duke çuar çështjen në gjykatë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se gjatë hetimeve, 37-vjeçari Rudolf Merolli nuk ka ndryshuar qëndrim, duke mohuar që të ketë ngacmuar seksualisht të bijën 18-vjeçare.

Ai ka deklaruar para prokurorit se natën që ka ndodhur ngjarja ka qënë nën efektin e substancave narkotike dhe nuk mbante mënd asgjë.

Ndërkohë, gjykimi për 37-vjeçarin pritet të fillojë në muajin shtator.

Rudolf Merolli u akuzua dy muaj më parë nga vajza e tij për ngacmim seksual, pasi kishte konsumuar hashash.

Ndërsa dolën edhe përgjimet nga vajza, e cila e kishte regjistruar gjatë bisedave erotike që 37-vjeçari kishte zhvilluar me të në banesë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne