Me koordinimin e Teheranit dhe Ankarasë, vendosen nën kontroll korridoret e Kurdistanit të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka deklaruar se vendosja e kontrollit mbi korridoret kufitar të rajonit të Kurdistanit të Irakut që do të fillojë të zbatohet që nga sot (e shtunë), do të zbatohet me koordinimin e Iranit dhe Turqisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në një deklaratë të lëshuar të premten në mbrëmje nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut, thuhet: “Tre kontingjente të ushtrisë së Irakut të shtunën do të fillojnë dislokimin në kufi për të marrë nën kontroll të gjitha korridoret kufitare të rajonit të Kurdistanit të Irakut. Një prej korridoreve në të cilin do të vendoset kontrolli i ushtrisë irakiane është korridori “Ibrahim Khalil” që ndodhet në kufi të Turqisë, ndërsa “Haxh Imran” dhe “Bashmak” janë dy korridore të tjera kufitare ndërkombëtare në kufijtë mes Irakut dhe Iranit të cilat që nga sot do të vendosen nën kontroll të ushtrisë irakiane”. Ndërkohë Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, dje me anë të një deklarate në lidhje me vendosjen e kontrollit të qeverisë qendrore mbi kufijtë dhe korridoret e rajonit të Kurdistanit të Irakut, deklaroi: “Ky veprim bëhet me qëllim ndalimin e kontrabandës dhe korrupsionit dhe nuk është një masë ndëshkuese ndaj rajonit të Kurdistanit të Irakut për shkak të organizimit të referendumit për pavarësi sepse veprime të tilla bëhen në të gjitha vendet e botës”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne