Kore e Veriut – Kim merr një letër “shumë pozitive” nga Trump

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), lideri koreanoverior ka marrë një letër të re nga Trumpi.

Në lajm thuhet se Kimi ka shprehur kënaqësi nga leximi i letrës dhe përmbajtjen e saj e ka vlerësuar si shumë të mirë.

Lideri koreanoverior ka çmuar guximin e Trumpit dhe ka thënë se do të mendojë mbi përmbajtjen e letrës.

Së fundmi Kimi i kishte dërguar letër Trumpit më datë 11 qershor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne