Korea e Jugut, ankesa kundër sistemit anti-raketor amerikan

Më shumë se 500 qytetarë të Koresë së Jugut kanë paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e aktiviteteve të sistemit raketor amerikan THAAD me arsyetimin se përbën rrezik për shëndetin dhe mjedisin, transmeton AA.

Forcat e SHBA-së kanë instaluar sistemin e mbrojtjes raketore me sistem radari THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) në Korenë e Jugut me qëllim të neutralizimit të kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut, kurse popullata lokale në qytetet Seongju dhe Gimcheon është ngritur në protestë duke kërkuar heqjen e mburojës e cila paraqet kërcënim për mjedisin për shkak të rrezatimit të lartë.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap njoftoi se 524 banorë kanë paraqitur ankesë të përbashkët në Gjykatën Kushtetuese kundër instalimit të THAAD.

Një grup qytetarësh fillimisht kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar se Qeveria e Koresë së Jugut ka dalur nga korrniza kushtetuese në momentin kur ka arritur marëveshje me SHBA-të për instalimin e sistemit antiraketor, ndërsa në aneksin e ripërtërirë kërkojnë që aktivitet e THAAD të ndërpriten deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përveç pretendimeve se THAAD ndot mjedisin, një pjesë e madhe e opinionit në Korenë e Jugut konsideron se instalimi i sistemit mbrojtës të SHBA-ve rrit rreziqet e sigurisë në rajon. Po ashtu edhe Pekini zyrtar kohët e fundit ka kërkuar nga Uashingtoni çmontimin e sistemit në fjalë.

Duke refuzuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe duke injoruar sanksionet ndërkombëtare, qeveria e Koresë së Veriut vazhdon me zhvillimin e programit bërthamor kombëtar, kurse me qëllim të neutralizimit të kërcënimin, javën e kaluar SHBA-të kanë sjellë në Korenë e Jugut pjesët themelore të mburojës raketore THAAD.

Analistët thonë se aleatët korean të SHBA-së kanë përshpejtuar procesin e instalimit për të përfunduar të njëjtin para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Korenë e Jugut në të cilat pritet fitorja e kandidatit Moon Jae-in i cili nuk mbështet instalimin e mburojës amerikane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne