Përshkallëzohen tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut.
Peniani bën me dije se Koreja do të shkojë në luftë nëse SHBA zgjedh këtë drejtim.
Lajmi u konfirmua nga zvministri i punëve të jashtme Han Song-ryol.Zyrtari Korean i cili e vendosi theksin kundër manovrave ushtarake të SHBA duke kërcënuar se Peniani ka një potencial të madh bërthamor,Han ka akuzuar më tej Trump se ka krijuar një rreth vicioz tensionesh në gadishullin Korean.
Sipas tij testi i radhës bërthamor do të ndërmerret kur lideri Kim Jong-un ta konsiderojë të nevojshëm.
Deklarata e zvministrit vjen vetëm pak orë pasi mediat amerikane raportojnë se SHBA mund të lëshojë një raketë mbi Korenë e Veriut, një veprim i tillë do të ndërmerret nëse verifikohet se diktatori Korean është gati të nisë një tjetër test bërthamor.
Vëmendja është përqëndruar mbi Penianin ndërsa ky u fundit pritet të festojë 105 vjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit Kim II-sung.
Sipas të përditshmeve SHBA kanë instaluar në rajon baza të afta për të lëshuar raketa të ngjashme me ato që u hodhën në Siri një javë më parë.
SHBA nën udhëheqjen e Trump së fundmi kanë ndërmarrë sulme të njëpasnjëshme, pas lëshimit të 59 raketave mbi një bazë ajrore në Siri, bumi i rradhës ishte sulmi kundër ISIS në Afganistan.
Lëshimi i superbombës jo atomike e cila la të vrarë 36 persona duket se rindez sërish tensionet duke hedhur hipotezat se një skenar i ngjashëm mund të përdoret edhe në Korenë e Veriut.
Tensionet po përshkallëzohen, nga njëra anë SHBA dhe Koreja e Jugut e nga ana tjetër Koreja e Veriut situata po bëhet e rrezikshme një konflikt i mundshëm mund të shpërthejë në cdo moment, shprehet ministri i jashtëm kinez Yi i cili gjatë konferencës me homologun francez konfirmuan se në një konflikt të tillë nuk do të ketë fitimtar.
Rusia: Të shqetësuar, duhet vetëpërmbajtje
Edhe Rusia ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e tensioneve me Korenë duke i ftuar vendet të qëndrojnë larg provokimeve dhe të tregohen të vetëpërmbajtur Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov nënvizoi se po shihet më shumë vëmendje përshkallëzimi i tensioneve në gadishullin Korean.
/Shqiptarja.com