Korea e Veriut hedh 2 raketa balistike. Mesazh SHBA e Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në bregun e saj lindor, bën të ditur ushtria e Koresë së Jugut. Kjo është hera e dytë, që Korea e Veriut lëshon raketa brenda pak ditësh. Ministri i mbrojtjes i Jugut, tha se raketat u identifikuan si një lloj i ndryshëm nga modelet e mëparshme. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, konfirmoi se veprimi, nuk kishte asnjë ndikim në sigurinë e Japonisë.

Ndërsa Koreja e Veriut tha ditë më parë kur lëshoi raketën se veprimi shënonte “paralajmërim solemn” për Korenë e Jugut në lidhje me ushtrimet e planifikuara ushtarake me Uashingtonin dhe shënoi hërën e parë që kur Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në qershor. Lideri i vendit komunist i sheh këto ushtrime si përgatitje për pushtim të vendit të tij dhe Peniani i ka cilësuar si shkelje të deklaratës së përbashkët të nënshkruar mes Trump dhe Kim Xhong Un në bisedimet e tyre të para në Singapor vitin e kaluar.

Koreja e Veriut kishte paralajmëruar se ushtrimet mund të ndikojnë negativisht në rifillimin e bisedimeve për denuklearizim. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur se shpresonte që këto bisedime të fillojnë sa më shpejt, por nuk janë planifikuar takime të reja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne