Korea e Veriut ka testuar një tjetër raketë balistike.

Koreja e Veriut ka testuar në orët e para të së shtunës (ora lokale koreane), një tjetër raketë balistike.

Lajmin e ka konfirmuar ushtria koreano-jugore, për agjëncinë e lajmeve Yonhap, ndërkohë që ende nuk dihet lloji i raketës së hedhur dhe se sa larg ka fluturuar ajo.

“Raketa balistike është hedhur nga Pyeongani Jugor”, thotë drejtuesit ushtarakë të Koresë së Jugut, ndërsa nga Koreja e Veriut nuk ka ende asnjë prononcim në lidhje me këtë test të radhës.

Një burim i qeverisë amerikane, i ka thënë agjencisë Reuters se testi ka rezultuar i pasuksesshëm.

Ky test vjen pak orë pasi Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson i bëri thirrje shteteve të tjera, që të kontribuojnë për të detyruar Korenë e Veriut, të heqë dorë nga ambiciet e saj bërthamore.

Tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që një javë më parë, Koreja e Veriut kreu një tjetër test, i cili dështoi që në nisje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne