Rajoni

Koreanët bëjnë storie për Kosovën, me një video nga lart

Vizitorët koreane janë bërë të shumtë në Kosovë. Me siguri se iu ka rastisur që të shihni në grupe dhjetëra koreane që bëjnë xhiro në rrugët e Prishtinës.

Përshtypjet e tyre janë pasqyruar edhe në mediat koreane.

Në përgjithësi, bëhet fjalë për përshtypje pozitive ndërsa japin më shumë informacione për Kosovën.

“Kosova është shtet që ndodhet në Ballkan. 70% e popullsisë është e re, me moshë mesatare 35 vjeç. Kryeqyteti i Kosovës është Prishtina. Njerëzit janë të dashur, ndërsa në përgjithësi mbizotëron qetësia” thuhet ndër të tjera në një televizion korean.