Bota

Koreja e Jugut refuzon vizitën e presidentit të Izraelit në Seul

Pretendohet se Koreja e Jugut nuk ka pranuar vizitën e presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin në këtë vend për këtë vit ose vitin e ardhshëm.

Sipas lajmit të gazetës izraelite, Yedioth Ahronoth bëhet e ditur se Koreja e Jugut doli kundër vizitës së presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin në Seul por nuk dha asnjë informacion në lidhje me arsyen.

Në lajm bëhet e ditur se vendimi, për të cilin Seuli nuk e di se nga kush është marrë, ka shkaktuar një habi të madhe tek Izraeli dhe në lajm nënvizohet se ky nuk është një qëndrim ndaj Presidentit Rivlin.

Në lajm bëhet e ditur gjithashtu se pas arsyes për refuzimin e vizitës mund të qëndrojë fakti i “zhgënjimit të Koresë së Jugut për shkak se më parë Izraeli bleu anijet gjermane në vend të anijeve koreanejugore për mbrojtjen e platformave të gazit natyror si dhe mos përgëzimi nga ana e Izraelit të samitit të zhvilluar në muajin prill ndërmjet Kreut të Shtetit të Koresë së Jugut Moon Jael-in dhe homologut koreanoverior, Kim Jong-un”./ trt

OPINIONE

INTERVISTA