Bota

Koreja e Veriore: Shpërthimi i një lufte bërthamore në rajon, mund të ndodhë në çdo çast

Përfaqësuesi i delegacionit të Koresë Veriore në OKB njëkohësisht me zhvillimin e manovrave ushtarake të Amerikës dhe Koresë Jugore, deklaroi se lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo çast.

Deklarata e zv/ambasadorit të Koresë Veriore janë bërë në kohën kur Amerika dhe Koreja Jugore kanë filluar manovrat ushtarake detare pesëditore në rajonin e Gadishullit Korean. Thuhet se këto manovra janë praj manovrave të gjera ushtarake të Uashingtonit dhe Seulit. Kim In Rijung, zv/ambasadori i Koresë Veriore në OKB, të martën deklaroi se Republika Demokratike Popullore e Koresë është i vetmi vend në botë i cili që nga viti 1970 e këndej, vazhdimisht është kërcënuar nga Amerika me sulme të drejtpërdrejta bërthamore. Ai në vazhdim paralajmëroi se deri në kohën kur nuk zhduken politikat armiqësore dhe kërcënimet bërthamore të Amerikës, Republika Demokratike Popullore e Koresë nuk do të ndalë kurrë programin e armëve bërthamore dhe të raketave balistike./ PT

OPINIONE