Koreja e Veriut gati për testime raketore nga nëndetëset

Koreja e Veriut ka deklaruar se është gati të bëjë prova për lëshimin e raketave nga nëndetëset. Josef Bermudas, ekspert i çështjeve të mbrojtjes dhe ato informative të Koresë së Veriut ka thënë se Koreja e Veriut është gati të bëjë testime raketore balistike nga nëndetëset.

Lufta e fjalëve mes Uashingtonit dhe Koresë së Veriut është intensifikuar, pasi Pheniani deklaroi planin e tij për të lëshuar 4 raketa pranë territorit amerikan të Guamit. Media shtetërore e Penianit, KCNA citoi të mërkurën Gjeneralin Kim Rak Gyom, sipas të cilit, Peniani është “gati të ndërmarrë” një veprim ushtarak që ka në shënjestër territorin amerikan në Paqësorin Perëndimor, ku janë stacionuar një sasi e konsiderueshme forcash ajrore dhe detare të SHBA-së. Kim, i cili komandon Forcën Strategjike të Ushtrisë Popullore të Koresë, tha se Veriu do të finalizojë një plan nga mesi i gushtit për të hedhur katër raketa me rreze të mesme, të njohura si Hëasong-12 në drejtim të ishullit. Sipas tij, pas kalimit mbi Japoni, raketat do të binin në ne det rreth 30 km larg Guamit, nëse plani do të aprovohet nga Kim Jong Un. Regjimi komunist denoncoi paralajmërimin e Presidentit Donald Trump se do të reagonte me zjarr e furi dhe tha se lideri amerikan po vepronte në mënyrë të paarsyeshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne