Koreja e Veriut: Lëshimi i raketës ndërkontinentale, faqja e fundit e dosjes bërthamore me Amerikën

Qeveria e Koresë së Veriut deklaroi se lëshimi i suksesshëm i raketës së parë ndërkontinentale, është faqja e fundit e kapacitetit bërthamor ushtarak të këtij vendi në përballje me Amerikën.

Koreja e veriut ka theksuar se me lëshimin e kësaj rakete, palët janë futur në fazën finale, ku për zgjidhjen e çështjes duhet të nisin bisedimet diplomatike. ShBA ka kërkuar një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së, vetëm një ditë pas testimit të një rakete balistike nga ana e Koresë së Veriut. Palët pritet që në këtë takim të vendosin në lidhje me linjën që do të ndiqet ndaj Penianit, në kushtet kur qeveria koreano-veriore nuk po i merr parasysh paralajmërimet e vazhdueshme të ndërkombëtareve. Vetëm një ditë pas raportimeve se Koreja e Veriut kreu me sukses një test të një rakete balistike me rreze të gjatë, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne