Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike drejt Japonisë

Japonia paralajmëron qytetarët të marrin masa paraprake kundër raketave të mundshme të Koresë së Veriut

Një raketë balistike e Koresë së Veriut kaloi mbi Japoni herët të martën në mëngjes sipas orës lokale, dhe më pas u thye në tre pjesë duke rënë në det 733 milje nga Kepi Erimo i Japonise veriore në ujërat jashtë Hokkaidos, transmeton transmetuesi shtetëror NHK.

Menjëherë herët në mëngjes qeveria japoneze paralajmëroi njerëzit në Japonën veriore për t’u përgatitur për  një raketë të mundshme hyrëse nga Koreja e Veriut.
Transmetuesi kombëtar japonez NHK fillimisht njoftoi se raketa kaloi mbi Japoni. Kjo u konfirmua edhe  nga Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut, të cilët thanë se raketa balistike u nis nga diku afër Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut, sipas Yonhap News.

Pentagoni e konfirmoi  nisjen e raketes.

Qeveria japoneze thotë se raketa kaloi rreth territorit japonez rreth orës 6:06 të mëngjesit sipas ores lokale japoneze dhe se sistemi i saj paralajmërues ishte në gadishmerinë më të madhe, megjithëse nuk është raportuar ndonjë dëmtim apo lëndim. Tokio nuk u përpoq ta rrëzoje raketën. Kryeministri Shinzo Abe tha shkurt pas lajmit të nisjes se përpjekjet maksimale do të bëhen për të mbrojtur popullin japonez.

Ushtria e Koresë së Jugut më vonë konfirmoi se raketa udhëtoi për 90 minuta, mbuloi 1,678 milje dhe arriti një lartësi prej 341 milje përpara rënies.

Kjo lëvizje duket të jetë një përshkallëzim i  konsiderueshëm, pasi më parë ishte konsideruar provokative për Korenë e Veriut që të projektonte teste  të ketij lloji në ujërat japoneze. Hera e fundit që Koreja e Veriut nisii një raketë mbi Japoni ishte në vitin 2009.

Herët këtë muaj, kur Abe u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump, tha se Tokio do të “mbajë një nivel të lartë vigjilence të sistemit të mbrojtjes të raketave nën aleancën e fortë Japoni-SHBA”. Ministria e Mbrojtjes e Japonisë gjithashtu kohët e fundit ka konsideruar futjen ne gadishmëri të Aegis Ashore, një version i bazuar në tokë i sistemit të mbrojtjes balistike Aegis, në pritje të provokimit nga Veriu.

Ministri japonez i Mbrojtjes Itsunori Onodera gjithashtu këtë muaj tha se Japonia mund ti kapë ligjërisht raketat e Koresë së Veriut që synojnë Guamin nëse kalojnë territorin japonez dhe se Tokio ka të drejtën për vetë-mbrojtje kolektive për të ruajtur sigurinë e Japonisë. Në mars, Onodera tha, “Nëse bombarduesit na sulmojne ose luftanijet na godasin, ne do tu pergjigjemi me zjarr ….”

Guam ishte në qendër të një lufte fjalësh midis SHBA-së dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK), pasi Veriu kërcënoi “se do ta shkrijë në zjarr” territorin e SH.B.A.-së, ndërsa Trumpi ju kthye me premtimin se do u kthehej me “zjarr dhe egërsi” provokimeve të tilla. Një raketë e derguar nga Koreja e veriut për në Guam do të duhej të kalonte mbi Japoni.

Yoshihide Suga, Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Japonisë, u tha gazetarëve: “Raketat balistike të nisura nga Korea e veriut duken qartë se do fluturojnë mbi territorin tonë. Ky është një kërcënim i paprecedent, serioz dhe i rëndë për kombin tonë”. Ai tha se vendi i tij do të marrë hapat e duhur për tju pergjigjur cështjes raketore.

Në përgjigje, është mbledhur një takim i Këshillit Kombëtar të Sigurisë i Koresë së Jugut, një takim i ngjashëm si i Tokios. Ushtria e Koresë së Jugut është vënë në gatishmërinë më të madhe të luftës gjatë leshimit të raketave të fundit, raportojnë mediat lokale.

Ndërsa vendi feston 68 vjetorin e Marinës, të hënën, Rodung Sinmun, gazeta e Partisë në pushtet e Koresë së Veriut, njoftoi se Peniani ishte i përgatitur për ta varrosur SHBA nën ujë, nëse Uashingtoni do sulmonte.
(burimi:/sputnik)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne