Koreja e Veriut liron tre të burgosur amerikanë

Koreja e Veriut, ka liruar tre qytetarë amerikanë nga burgu. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Kjo lëvizje është parë si një gjest që shpreh qëllimet pozitive të Koresë së Veriut, pak përpara takimit historik mes presidentit Trump dhe Kim Jong-un.

Trump ka lajmëruar se do të përshëndesë amerikanët sapo të mbërrijnë nga Koreja e Veriut.

Tre shtetasit amerikanë ishin burgosur me akuza se kishin kryer aktivitete kundër shtetit dhe ishin dërguan në internim./bbc

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne