Koreja e Veriut paralajmëron për “rrezik për luftë bërthamore”

Koreja e Veriut ka pohuar se avionët bombardues amerikanë që kanë marrë pjesë në stërvitjen ushtarake në Gadishullin Korean përbëjnë “rrezik për luftë bërthamore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, përmes një deklarate pas fluturimit të avionit bombardues amerikan B-1B mbi gadishull gjatë stërvitjes së organizuar nga SHBA-të, Koreja e Jugut dhe Japonia, ka pohuar se SHBA-të e kanë sjellë rajonin në prag të luftës bërthamore.

Në deklaratë njoftohet se si kundërpërgjigje të politikave të SHBA-ve që parashohin sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, programi bërthamor do të shpejtohet në nivelin më të lartë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne