Koreja e Veriut premton më shumë dhurata për imperialistët amerikanë

Kim Jong i Koresë së Veriut premtoi më shumë paketa të vogla dhe të mëdha për “imperialistët amerikanë”, ndërkohë që ai ishte i kënaqur teksa vëzhgonte testin e parë të suksesshëm të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), sipas mediave zyrtare të Koresë së Veriut.

Duke lavdëruar shkencëtarët e DPRK-së dhe duke u kënaqur me faktin se nisja e suksesshme e së martës përkon me Ditën e Pavarësisë në SHBA, Kim Jongu bëri thirrje për t’u “dërguar më shpesh se kurrë paketa dhuratash të mëdha dhe të vogla ‘jankëve’, ashtu që ata të mos ndihen të lodhur,” tha Agjensia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), siç u përmend nga KCNA Watch të mërkurën.

Raporti shtoi se Kim ishte duke “kënaqur sytë e tij” në mbledhjen e fundit të arsenalit të Koresë së Veriut para testit, duke e quajtur atë fazën përfundimtare të “përballjes së tejskajshme me imperialistët amerikanë”, e cila mund të “demonstrojë sjelljen e saj ndaj SHBA-së e cila është duke testuar vullnetin e saj në kundërshtim me paralajmërimin e saj.”

Të martën në mëngjes, Feniani deklaroi se kishte nisur me sukses raketën e parë balistike, Hwasong-14, e cila është e aftë të mbajë një “kokë rakete të madhe dhe të rëndë bërthamore”. Raketat, që mund të godasin kontinentin e SHBA-së, janë quajtur “një tjetër fitore e shkëlqyeshme e popullit korean në luftën e tij kundër imperialistëve të udhëhequr nga SHBA-ja”.

“Nisja e testeve konfirmoi tiparet e shpërthimit të raketës nga vendi i saj i lëshimit, tiparet teknologjike të sistemit të drejtimit dhe stabilitetit në fazat e fluturimit të saj aktiv dhe të sistemit strukturor”, raportoi KCNA.

Pas nisjes, Feniani tha se Hwasong-14 ICBM fluturoi rreth 933 km në 39 minuta, duke arritur në një lartësi prej 2.802 km, sipas televizionit shtetëror.

Megjithatë, ka vlerësime të ndryshme të gamës së raketave më të fundit. Ushtria amerikane fillimisht tha se raketa ishte një raketë balistike me bazë në tokë, e cila ra në Detin e Japonisë (i njohur në Kore si Deti Lindor), pasi mbuloi më shumë se 930 km në 37 minuta.

Më vonë gjatë ditës Uashingtoni ndryshoi vlerësimin e tij duke thënë se raketa e Fenianit kishte një dizajn me dy faza që do e lejonte atë të fluturonte në gamën e kërkuar për t’u klasifikuar si një ICBM.

Ndërkohë ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi se fqinji i saj verior testoi një ICBM të ri, sipas Yonhap.

Të martën, ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se Koreja e Veriut nisi një raketë mesatare (IRBM), e cila fluturoi rreth 535 kilometra, duke arritur një lartësi prej 510 km dhe ra në Detin e Japonisë, sipas të dhënave të saj.

Lloji i raketës përcakton distancën që mund të mbulojë dhe kështu nëse do të jetë në gjendje të arrijë dhe të godasë Shtetet e Bashkuara, që trajtohet si një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e Koresë së Veriut dhe anasjelltas. ICBM-të mund të mbulojnë një distancë prej më shumë se 5.500 km dhe mund të godasin potencialisht SHBA-në, ndërsa IRBM-të kanë një gamë shumë më të shkurtër dhe nuk paraqesin kërcënim.

Fillimi i testimit shkaktoi reagimin e botës, nga deklaratat e liderëve botërorë në stërvitjet e përbashkëta. Të martën, Moska dhe Pekini i bënë thirrje Koresë së Veriut të ngrijë programet e saj bërthamore dhe raketore, dhe në të njëjtën kohë i kërkuan SHBA-së dhe Koresë së Jugut të abstenojnë nga mbajtja e lojërave të luftës në rajon.

Pavarësisht nga paralajmërimet, ushtarët amerikanë dhe koreano-jugorë nisën raketa taktike sipërfaqësore në ujërat neutralë, me palën amerikane duke kërcënuar se të vendoste dhe të angazhonte sistemet e raketave në rast të provokimit të mëtejshëm nga Veriu.

Megjithatë, Feniani duket se nuk planifikon të ndalë testet e tij bërthamore dhe raketore për sa kohë që Uashingtoni ndjek një “politikë armiqësore” ndaj tij dhe paraqet një “kërcënim bërthamor”.

“DPRK-ja as nuk do t’i vendosë armët dhe raketat e saj balistike në tryezën e negociatave, dhe as nuk do të tërhiqet as një centimetër nga rruga e fuqizimit të forcës bërthamore të zgjedhur nga vetja, nëse politika amerikane armiqësore dhe kërcënimi bërthamor ndaj DPRK-së nuk ndërpriten definitivisht,” tha media shtetërore KCNA. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne