Koreja e Veriut pretendon se ka testuar pajisje të reja raketore

Koreja e Veriut ka njoftuar se testet e saja raketore të ditës së djeshme kanë përfshirë një lloj të ri të raketave balistike të lançuara nga nëndetëset (SLBM).

Agjencia shtetërore e Koresë së Veriut KCNA pretendon se lançimi i suksesshëm “na çon në një fazë të re në frenimin e kërcënimeve të jashtme”.

“Lançimi testues në mënyrë shkencore dhe teknika ka konfirmuar indekset kryesore taktike dhe teknike të raketës balistike të sapo dizajnuar”, thuhet në raportimin e KCNA.

Ky ishte testi i 11-të i Koresë së Veriut këtë vit, por është testi i parë i SLBM-së që nga viti 2016, dhe shtetit të izoluar i është ndaluar zhvillimi i teknologjisë së raketave balistike në bazë të kufizimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidenti i amerikan Donald Trump në mënyrë të hapur ka toleruar testet e mëparshme duke u bazuar në atë se ishin lançime me rreze të shkurtër, mirëpo mbetet të shihen komentet e tij për eksperimentimin e Koresë së Veriut me SLBM-të potencialisht shumë më kërcënuese.

Zyrtarët nga Washington-i dhe nga Pyongyang-u të shtunën duhet të mbajnë negociata në nivel të grupeve të punës në lidhje me denuklearizimin e Koresë së Veriut./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne