Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike

Mësohet që dy raketat e lëshuara nga nëndetësja e Koresë së Veriut në detin Lindor ishin raketa balistike.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut në orët e hershme të mëngjesit lëshoi dy raketa.

Njëra prej raketave ka rënë në mes të detit Lindor (deti i Japonisë) në orën 07.20 sipas orës lokale, ndërsa raketa e dytë në afërsi të brigjeve të prefekturës lindore japoneze Shimane që ndodhet në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Raketat balistike të lëshuara nga nëndetësja u ngrit 910 kilometra dhe ra në distancë 450 kilometra.

Bëhet e ditur se nga testimet e raketave në fjalë nuk janë shkaktuar dëme nga municionet ushtarake.

Testimi i fundit i raketave të tilla nga ana e Koresë së Veriut u krye në vitin 2016.

Koreja e Veriut, e cila shpesh lëshon raketa në detin Lindor, këtë vit realizoi 11 testime të raketave.

Qeveria koreanoveriore të martën deklaroi se mes udhëheqjeve të Washingtonit dhe Phenianit u arrit në marrëveshje që takimi paraprak për çështjen bërthamore të mbahet më 4 tetor, ndërsa negociatat në nivelin e punës të mbahen më 5 tetor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne