Koreja Veriore: Amerika po derdhë “lot krokodili”!

Koreja Veriore ka deklaruar se Amerika duke derdhur “lot krokodili” dhe me ndihmën e të tjerëve, përveç dërgimit të pajisjeve më të sofistikuara ushtarake të saj në Gadishullin Korean, synon të arsyetojë praninë e saj në rajon.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë Veriore të shtunën me anë të një komunikate, ka theksuar se përkundër asaj çfarë mendon Amerika, Peniani nuk do të frikësohet nga veprimet e fundit ushtarake të Amerikës si dërgimi i luftanijeve në afërsi të Gadishullit Korean. Koreja Veriore gjithashtu ka theksuar se forcat e ushtrisë së verikoreane nga çdo aspekt janë të gatshme për tu përballur me agresionin ushtarak të Amerikës. Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë Veriore shton: “Sot po vërejmë se anëtarët e kabinetit qeveritar të Donald Trump, presidentit të Amerikës për çdo ditë po kërcënojnë Korenë Veriore dhe po akuzojnë forcat ushtarake të këtij vendi. Amerikanët po derdhin “lot krokodili” dhe duke kërkuar ndihmë nga të tjerët, po synojnë të dërgojnë luftanijet ushtarake të tyre në rajon dhe të arsyetojnë praninë ushtarake në Gadishulli Korean. Por iluzionet e tyre kurrë nuk do të realizohen!”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne