Kori rus i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandrov që humbi 64 anëtarët e korit në një aksident ajror teksa shkonin për të dhënë koncertin e fundvitit në bazën ruse Hmejmim në Siri dha koncertin e parë jashtë shtetit.
Në koncertin në Stamboll kori rus performoi edhe në turqisht këngët “Ceddin Deden” dhe “Çanakkale Türküsü”.
Disa nga këngët e repertuarit të pasur u shoqëruan edhe me shfaqen e baletit.
Kori u shoqërua edhe nga Zëvendëskryetari i Komitetit të Kulturës së Duma-s (kuvendi), deputet dhe njëkohësisht Artisti i Shtetit të Rusisë, Iosif Kobzon.
Koncerti zgjati rreth 1 orë e gjysmë./ trt