Kori Sinodal i Moskës, koncert në Berat (video)

Kori Sinodal i Moskës performoi në qytetin e Beratit, në qendrën kulturore “Margarita Tutulani”, me rastin e vizitës së parë në Shqipëri të Patriarkut rus, Kirili.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë shumë besimtarë ortodoksë, ishin të ftuar edhe drejtues të pushtetit vendor.

Përmes koncertit, kori i Kishës së Moskës solli këngë me tema të liturgjisë së Kishës Ortodokse. Për rreth dy orë, pjesëmarrësit dëgjuan dhe duartrokitën me nostalgji performancën në gjuhën ruse.

Nënkryetarja e bashkisë, Teuta Muçogllava tha se jo më kot u zgjodh Berati si qyteti i mbajtjes së këtij eventi, pasi ai është simbol i harmonisë fetare në Shqipëri, vendi i cili vizitohet për herë të parë nga Patriarku rus, Kirili.

Kjo veprimtari u pasua edhe me vizita e shëtitje në qytetin e UNESCO-s, ku nuk munguan edhe takimet me shumë nostalgjikë, të cilët komunikonin në gjuhën ruse me vizitorët nga Moska.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne