Koronavirusi, AMA u bën thirrje mediave për kujdes me programet me publik

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë thirrje mediave përsa i përket programeve të drejtëpërdrejta ose me regjitstrim me publik që të respektojnë kërkesat e distancave optimale mes tyre.

Ashtu siç ka informuar edhe Ministria e Shëndetësisë evitimi i rrethanave me studio me publik të përqëndruar do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke vlerësuar angazhimin e medias në raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar, AMA apelon për kujdes në zhvillimin e këtyre programacioneve me publik të përqëndruar.

/Ora News

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne