Koronavirusi/ Bino: Dyzetë e një mjekë dhe infermierë të infektuar nga katër qytete, gjysma janë shëruar, të prekura edhe gra shtatzëna

Koronavirusi në Shqipëri mes 383 të infektuarve ka prekur edhe 41 nga stafi shëndetësor ku gjysmat prej tyre janë shëruar.

Në një deklaratë për shtyp, drejtoresha e ISHP Silva Bino bëri me dije se 41 të infektuarit ishin shumica nga Tirana dhe një nga Durrësit, Lushnja e Korça.

Po ashtu Bino ka thënë se në Shqipëri ka pasur edhe gra shtatzëna dhe fëmijë të prekur por që kanë qenë me simptoma të lehta dhe janë mirë.

Për problemin e Shkodrës, strategjia është e njëjtë si në gjithë Shqipërinë dhe në kryeqendrën e veriut të vendit janë kryer 200 testime./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne