Koronavirusi futet në Bashkinë e Kavajës, gjashtë të infektuar

Ministria e shëndetësisë raportoi se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë gjashtë persona në qytetin e Kavajës.

Gjashtë rastet pozitive i përkasin administratës së bashkisë së këtij qyteti.

Ndërkohë pesë prej tyre janë vetëkarantinuar në shtëpi ndërsa një tjetër kërkonte shërbim të specializuar dhe është dërguar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ende nuk dihet se si janë infektuar punonjësit e kësaj bashkie./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne