Koronavirusi në Shqipëri/ 446 të infektuar dhe 24 viktima, futen në karantinë 10 mjekë dhe infermierë

446 të infektuar, 24 viktima dhe 217 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 raste të reja, pas testimit të 233 personave të dyshuar. Harta e të prekurve është zgjeruar në qytetet: Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste.

pecialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit ishin shëruar 20 persona dhe theksoi se e vetmja grua shtatzënë e infektuar ka fituar betejën me COVID-19.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 49 pacientë, nga të cilët 41 ndodhen në spitalin Infektiv.

Në këtë spital, 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.

Burime bënë me dije ditën e djeshme se 5 mjekë dhe 5 infermierë të spitalit të Traumës janë karantinuar pasi një i aksidentuar rezultoi i infektuar me COVDI-19.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra nga qeveria për COVID-19/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne