Koronavirusi në Shqipëri/ Shifrat sërish të larta, 81 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitive 81 raste të reja me Covid-19. Pavarësisht se po punohet me dy laboratorë, numri i testimeve të rasteve të dyshuara për Covid-19 është përgjysmuar.

Ditën e sotme janë testuar 267 persona të dyshuar, ndërkohë që raporti i të infektuarve është ngushtuar duke shkuar 1 me 3 (1 person pozitiv në çdo 3 tamponë).

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili sipas MSH vuante nga shumë sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

“Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”, thuhet në apelin e MSH.

COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)

Testime totale 35705

Raste pozitive 4171

Raste të shëruara 2352

Raste Aktive 1706

Humbje jete 113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 824

Durrës 210

Shkodër 199

Vlorë 101

Lezhë 87

Korçë 62

Kukës 50

Elbasan 48

Fier 42

Berat 38

Dibër 26

Gjirokastër 19/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne