Koronavirusi, shënohet viktima e parë në Irlandë

Irlanda shënin të vdekurin e parë nga koronavirusi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase të cilat citojnë burime pranë ministrisë së Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një të moshuar i cili ka qenë i shtruar në një spital në lindje në vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Dublini, të infektuarit në vend janë 34.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e koronavirusit si pandemi. Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne