Koronavirusi shtyn gjyqin për Saimir Tahirin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur shtyrjen e seancës së parashikuar ditën e sotme për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela për në datën 13 Maj.

Gjyqtarja Albana Broksi ka vendosur për shtyrjen e seancës duke u bazuar në aktin normativ përgjatë Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, kjo nuk është një çështje e ngushtme dhe për faktin se nuk ishin njoftuar të gjithë palët e përfshira në këtë proces.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar me tre vite shërbim prove. Ish-ministri e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzonte ish-ministrin Tahiri për tre vepra penale: “Trafikimi i lëndëve narkotikëve në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion i zyrtareve te larte”.

Por gjykata bëri klasifikim të akuzave, për arsye se nuk provoi përtej çdo dyshimi të arsyeshme dhe e dënoi ish- ministrin vetëm për shpërdorim detyre./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne