Korriku shënon dy eklipse

Të premten, më 13 korrik, ishte një eklips i pjesshëm i diellit, ndërsa më 27 korrik do të verifikohet një eklips i bukur hënor.

I pari dukej në Australi.

Hëna nuk do të arrijë të mbulojë plotësisht diskun diellor, duke lënë të lirë njërën pjesë. Për të shijuar këtë spektakël, duhet të ngrihesh në agim, kjo pasi maksimumi i eklipsit parashikohet për në orën 5.01 minuta të mëngjesit.

Pamja më e mirë do të jetë në Hobart në Tasmani, ndërsa fenomeni do të shihet më i kufizuar në Australi.

Ndërsa për eklipsin hënor, ekspertët thonë se do të jetë i plotë dhe më i gjati i shekullit, pasi do të zgjasë 103 minuta.

Do të mund të shihet edhe në anën tonë të rruzullit, duke filluar nga ora 21:00 e mbrëmjes. Eklipsi tjetër i pjesshëm i diellit është parashikuar të ndodhë më 11 gusht, por do të shihet vetëm në arktik. Por, takimi më i rëndësishëm do të jetë ai me eklipsin e plotë të diellit, më 2 korrik  2019. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne