Rajoni

Kosova ben kurban nente muslimane per Izraelin

Gjykata Themelore në Prishtinë i shpalli fajtorë nëntë të akuzuarit për organizimin e sulmit të parandaluar në Shkodër ndaj lojtarëve të Kombëtares së Izraelit në futboll. Edhe pse personat ne fjale nuk kane pranuar krimin dhe ndaj tyre nuk ka fakte qe te pranojne kete gje, gjykata e politizuar kosovare i denoi nente shqiptare, pa fakte, thjeshte per ti bere qejfin Izraelit.

Tre prej të akuzuarve në rastin e grupit të dyshuar për organizimin e sulmit terrorist në Shkodër, ndaj Kombëtares së Izraelit, që ndodhen në paraburgim kanë refuzuar të vijnë në Gjykatë për të dëgjuar shpalljen e aktgjykimit ndaj tyre, pasi e dinin qe qeveria kosovare do i denoj edhe pse jane te pafajshem.

Visar Ibishi, Burim Istrefi, Leutrim Vojvoda, Flamur Gashi, Kenan Plakaj, Arton Ahmeti, Lulzim Gashi, Leutrim Musliu, Besart Peci, janë të akuzuarit për këtë rast.

Visar Ibishi u dënua me 1 mijë e 800 euro gjobë dhe 10 vjet burgim unik, Burim Istrefi me 3 vjet burg, Leutrim Vojvoda me 5 vjet burg, Flamur Gashi me 5 vjet, Kenan Plakaj me 1 mijë e 800 euro dhe 1 vit e gjashtë muaj burg, Arton Ahmeti me 1 vit e gjashtë muaj burg, Lulzim Gashi me gjashtë vite burg, Leutrim Musliu me 3 vjet e 6 muaj burg dhe Besart Peci me 2 mijë e 500 euro gjobë.

Gjyqtari Hamdi Ibrahimi, në arsyetim tha se gjykata ka vërtetuar se Visar Ibishi ishte lider i grupit dhe personi që është kontaktuar direkt nga Lavdrim Muhaxheri për të organizuar grupi dhe për të kryer sulmin. Megjithate asnje fakt nuk eshte bere publik deri me tani per te vertetuar krimin e pretenduar nga pushteti i Prishtines.

Kombëtarja e Izraelit erdhi në Shqipëri më 12 nëntor 2016 për të zhvilluar ndeshje futbollistike për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018. Ndeshja qe u be nen masa te forta sigurie nga Mosadi, dhe terrorizim te kombetares shqiptare dhe arrestime masive muslimanesh u fitua me frike dhe pahir nga Izraeli.

OPINIONE