Kosova dhe Barbados nënshkruajnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

hteti i Kosovës dhe ai i Barbadosit kanë nënshkruar të premten vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes tyre.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se pak ditë pasi Barbadosi e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, është nënshkruar në Nju-Jork edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social “Facebook” nga kryediplomati i Prishtinës, që shprehet se kjo është dëshmia e qartë e suksesit të diplomacisë së Kosovës.

“Sapo pranova një lajm tjetër të mirë. Pak ditë pasi që Barbadosi e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, u nënshkrua edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vende në Nju-Jork. Kjo është dëshmia më e mirë se sukseset e Kosovës në diplomaci janë të pandalshme dhe të pakthyeshme”, shkruan Pacolli. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne