Kosova dhe Shqipëria Presidentin, duhet ta zgjedhin drejtëpërdrejt, e jo me konsensuse të dyshimta e perverse?!

Shkruan: Fadil Maloku

Ka disa fakte gjithashtu empirike, që flasin në favor të kêsaj teze; Fakti i parë Përvoja e ndërtimit të kapaciteteve demokratike sidomos në shoqëritë e Evropës Qendrore dhe Lindore, gjatë valëve të mëdha të demokratizimit, në fakt çuan kah valët e një puro autoritarizmi, ku kontrolli i rrjeteve institucionale s’u monitorua sa dhe si duhet nga mekanizmat përkatës të mbikëqyrjes dhe kontrollit publik.

Fakti i dytë Mospërputhja e formulës kushtetuese me praktikën politike të ushtruar gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë që shumica e vendeve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë hequr dorë në Kushtetutat e tyre nga sistemi gjysmë presidencial edhe për shkak se nuk kanë korresponduar me praktikën empirike politike të pasluftërave: Kroacia, Bosnja, Serbia, etj.

Fakti i tretë Përvojat e vendeve në tranzicion dëshmuan se: sistemi Presidencial është i mundur vetëm nëse raportet midis: legjislativit , gjyqësorit dhe ekzekutivit …bëhen aq të qarta dhe të pavarura (nga politika!)…,sa që sundimi i ligjit bëhet i pashmangshëm dhe tejet rutinor…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne