Kosova dhe Turqia nënshkruajnë Planin e Veprimit në fushën e shëndetësisë

Ministritë e Shëndetësisë së Kosovës dhe Turqisë nënshkruan Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy vendeve.

Në ceremoninë e nënshkrimit, të zhvilluar në ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë, morën pjesë zëvendësministrja e Shëndetësisë Emine Alp Meshe (Meşe) dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Në fjalimin e rastit, Meshe rikujtoi se ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, që nga viti 2009 e deri më sot, ka marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë dhe në kuadër të saj deri më sot 800 të sëmurë janë kuruar në spitalet shtetërore (që varen nga ministria) në Turqi.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se do të vazhdojnë edhe punimet për trajnimin e personelit të shëndetësisë së Kosovës në Turqi.

Edhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Naim Bardiqi duke theksuar përfitimin nga bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë të nënshkruar nga vendi i tij në vitin 2009, tha: “Një prej pikave kyçe të Planit të Veprimit do të jetë përgatitja e planit kombëtar për akreditimin e institucioneve të shëndetësisë në Kosovë”.

E ndodhur në këtë vend për javën e shëndetësisë Kosovë–Turqi zëvendësministrja e Shëndetësisë Emine Alp Meshe zhvilloi takime të ndryshme.

Në kuadër të javës së shëndetësisë, që do të vazhdojë deri në 23 qershor, mjekët nga Turqia do të japin seminare dhe do të zhvillojnë gjithashtu operacione të ndryshme./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne