Kosova do të duhej të mbaronte punë me kohë me këtë organizatë terroriste, në mënyrë që t’i gjindej mikut në krah!

Shkruan: Sylejman Çerkezi

Akrobacionet politike në Kosovë nuk kanë të ndalur, kësisoj po dëshmojmë se sa politikë të brishtë bën politika jonë me skenare të improvizuara dhe të lexueshme nga larg kohëve të fundit.

Demarkacioni? Film i metrazhit të gjatë, bardhë e zi.

Për pasojë, për ta mbuluar këtë të parin, na vjen një serial i metrazhit të shkurtër me titull, “mishi”, i përhapur në çdo sofër kosovare dhe në çdo stomak për fat të keq. Nuk mjafton me kaq, pasi u ngopëm dhe u frymë me mish të prishur vazhdojnë serialet…

Me serialin bardh e zi të kinostudios “SHIK-u” ku aktor kryesor kemi artistin Duriç ndërsa, regjisorët nga kazanat e politikës së Kosovës. Ideja ishte e thjeshtë; të sillet një film “i lirë”, me pak artista. Mbulohet kjo na sjellin një serial tjetër për të mbuluar atë të radhës, shkarkimin dhe lëvizjen e gurëve të themelit të një shteti. As shefi i qeverise as presidenti s’paskan pasur dijeni për dëbimin e një kontigjenti të “gylenistëve” nga Kosova e që për mendimin tim, është dashur me kohë të pastrohet politika kosovare nga një barrë e tillë politike.

Pse?

Sepse miku i mikut tim është miku im dhe anasjelltas. Dua të mendij me zë. Cili do të kish qenë statusi i qytetarëve (me akuza çfarë janë nga vendi mëmë) nqs do të kishin qenë shtetas gjerman, francez a ku e di çfarë? Qe besa motiiiii i kishin degdis. Bile qaq që jemi miq të mirë e ia dimë renin sa, në “sokak” ia kishim kthyer. Kjo politikë ka dëshmuar në vazhdimësi dështimin patriotik, me marrëveshje jo të dëmshme por vrasëse për popullin e Kosovës. Këto nuk kanë nevojë më të përmenden se edhe fëmija në klasat fillore i ka mësuar përmendësh. E pasi erdhi fjala tek fëmijët, iu lutem shumë mësojuani drejtë se cili është mik e cili armik.

Tregojuni se gjarpri nën sofër është armik tinzar. E ju elitë e nderuar kosovare nuk duhet të improvizoni mendime pas veprimi shihini faktet me qetësi. Ndoshta as ju nuk keni faj sepse po vijnë problemet tash edhe nga jasht, thua se nuk po na dalin këto tonat. E rëndësishme është që; mos t’i hapet udhë “shfryrjes së tifozëve” dhe kundërshtarëve qoftë të Turqisë, qoftë të Presidenit Erdoğan, qoftë organizatës me ideologjinë gyleniste e akuzuar për terrorizëm dhe cënim të kushtetueshmërisë së Turqisë. Mos u fobizoni miq, kemi qenë dhe do të mbetemi europë. Duhet ta kemi të qartë se ballkani në përgjithësi se, përpos historisë dhe vlerave të përbashkëta me Turqinë kemi rrugë të përbashkët edhe në të ardhmen. Nuk po marr mundimin të them se duhet të bëjmë “amin”, pasi që ky është turp. E këtë turp e kanë bërë deri më tash “burrshtetasit” tanë me dialogje me fillime pa fund me fqinjin tonë e armikun e fundit. Politikat gjeo-strategjike kanë nevojë për një tjetër lloj qasje. Rritja e rolit të Turqisë në të gjitha fushat për Kosovën dhe kontributi i saj pa asnjë ekuivok në ecjen përpara sygjeroj të kihet në konsideratë seriozisht.

Mos t’i hidhet faji politikës turke nëse veprimet kanë qenë antiligjore. Është e drejtë e presidentit, kryeministrit apo gjyqsorit të një vendi të kërkojë ekstradime apo kthime të personave nën akuza. Në vazhdimin e kësaj logjike mu kujtua kërkesa për ekstradim nga Serbia, i djalit që ngriti dronin mbi stadium në Beograd. Ai flamur valoi për Kosovën por askush nuk “ngriti pluhur” kaq shumë. Ne vërtetë e shkelim “tonin për të hujin”. Dikush ka sy por për të parë duhet të ketë edhe dritë dhe nëse e mundon drita nuk shohin. Shërbimet informative të të dy vendeve, Kosovë-Turqi do të duhej të mbaronin punë me kohë me këtë organizatë terroriste në mënyrë që ti gjindej mikut të sajë Erdoganit në krah, jo për ti shërbyer Turqisë por bashkpunimit. Ritheksoj se çështje të tilla nuk do të ish dashur e nuk janë të nevojshme për jehona të tilla për efekte mediatike. Politika kosovare “mos ta hedhë gurin e ta fshehë dorën”, mos të dalë jo serioze edhe pse është fatkeqsisht. Le të jetë e përqëndruar saktë dhe me arsyeshmëri (e arsye ka plot) pse çështjet delikate duhet të vihen dhe lihen në aleje të Ankarasë zyrtare.

Po më shkojnë nëpërmend mijra dosje me çështje gjyqsore të pazgjidhura nëpër gjykata e shkeljet e tjera drastike që po i bëhen vazhdimisht grave, fëmijëve, studentëve, të moshuarve, atyre me nevoja të veçanta, veteranëve e invalidëve të luftës, të atyre që ende nuk dihet ku u treten kockat. Për të mos folur për ata që humbin tendera për shkak të klaneve “pronto” e cubave të luftës që shëtiten si bossa nga haraçet e bisneseve të ndershme etj, etj.

Një fjalë e urtë thotë: “Kur s’ke qiri n’ shpi dil e lyp n’t’mirin kojshi”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne