Rajoni

Kosova me ‘dorë të hekurt’/ Nga nesër, 12 vite burg e 8 mijë euro gjobë për qytetarët që thyejnë rregullat anti-covid

Duke nisur nga dita e nesërme, Policia e Kosovës do të aplikojë masat e ashpra ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat anti-covid.

Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, ka thënë se dënimet do të jenë të mëdha.
Sipas tij, dënimet shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.

“Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativ tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave. Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve qeverisë kemi hapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitar ndërsa tash ne përveç asistimit të inspektorëve sanitar dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës do të marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitar të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta. Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”, tha ai. Ahmeti mes tjerash ka thënë se Policia e Kosovës nga dita e nesërme do të fillon punën me orar prej 12 orësh, si dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe dhe rrugët kryesore./BW

OPINIONE

INTERVISTA