Rajoni Shqiperia

“Kosova ndërton një kryevepër”, Berisha “sulmon” Ramën: Në 6 vite ndërtoi mashtrime, shpifje, drogë dhe krime

Pas inaugurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Ai shprehet se një vepër e tillë është një arritje e veçantë për shtetin e Kosovës në veçanti, por edhe për tërë rajonin në Gadishullin Ballkanik.

Me një shënim në “Facebook”, Berisha thotë se në katër vite teksa Kosova ndërtoi një vepër madhore në infrastrukturë, Edi Rama në Shqipëri ndërtoi një lumë mashtrimesh më të gjatë se sa vetë Nili.

Postimi i Berishës:

Nje arritje e veçante per Kosoven dhe rajonin!

Miq, sot Kosova inauguron autostraden Prishtine – Shkup (Hani i Elezit) nje kryeveper e infrastruktures me nje impakt te madh per zhvillimin e Kosoves por ndikim te qarte ne bashkepunimin midis Kosoves dhe Maqedonise dhe rajonit ne teresi. Perfundimi i saj shnderron Kosoven ne vendin me infrastrukturen rrugore me moderne te rajonit. Autostrada Prishtine – Hani i Elezit ka nje gjatesi pre 60 km, dy tunele dhe uren me te gjate te rajonit. Ndertimi i saj filloi kater vite me pare nga Bechtel Enka dhe kushtoi 700 milione euro.

Me kete rast, nje urim te perzemert miq per popullin dhe autoritetet e Kosoves per kete arritje te madhe! ps: Po rikujtoj ketu se ne kohen qe ne kater vite Kosova nderton ne kryeveper te tille te infrastruktures rrugore, Edvin Kristaq Mashtrimi ndertoi ne Shqiperi ne 6 vite te narkoqeverise nje lum me te gjate se Nilin ne marshtrime, shpifje dhe trillime, droge dhe krime. Por me konkretisht ne keto 6 vite ai nuk perfundoi dot, per shkak te vjedhjeve, 7 km te mbetura te pa perfunduara te segmentit Ibe – Farke te Autostrades Tirane – Elbasan qe duhet te perfundonin ne fund te vitit 2013. Ai tenderoi per se dyti dhe se treti per shkak te vjedhjeve Baypsin e Fierit filluar ne vitin 2012 qe duhet te perfundonte ne vitin 2015, ai nuk perfundoi dot baypasin e Vlores te filluar punimet ne fund te vitit 2010 dhe qe duhet te perfundonte ne vitin 2016. Vidh e vidh nuk ka te sosur ai nuk perfundoi dot rrugen Qukes – Qaf Plloçe, e cila filloi ndertimin ne vitin 2012 dhe duhet te perfundonte ne vitin 2015. /standard

OPINIONE