Kosova paralajmëron taksa ndaj Shqipërisë

Pas Serbisë, Kosova ka paralajmëruar dhe Shqipërinë me vendosjen e taksave reciproke, në rast se qeveria Rama nuk merr masa për të ulur taksat dhe lehtësuar procedurat për sipërmarrësit kosovarë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, gjatë një debati për efektet e taskës ndaj Serbisë dhe Bosnjes, deklaroi se nëse Shqipëria nuk plotëson kushtet e Kosovës pr lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve, atëherë Kosova mund të vërë taksa të reja që do të rëndojnë mbi sipërmarrësit shqiptarë:

“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet e tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-s. Në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë. MTI është e gatshme të marrë masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara, në varësi nga kërkesat e prodhueseve kosovarë.”

Në takimet e përbashkëta mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, kjo e fundit ka kërkuar lehtësimin e tarifave dhe procedurave për sipërmarrësit kosovarë, veçanërisht për ata që eksportojnë patate, birrë, qepë. Po ashtu Kosova i ka kërkuar Shqipërisë të ulë tarifat e skanimit në doganë dhe tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit të kamionëve që transportojnë produktet.

Nëse Shqipëria nuk plotëson këto kushte, me shumë gjasa duke nisur nga 1 korriku, Kosova do të nisë aplikimin e taksave shtesë për sipërmarrësit shqiptarë që bëjnë tregti në Kosovë./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne