Islamofobi Rajoni

Kosova zgjedh nje ekstremist katolik si minister te jashtem

Republika e Kosoves e drejtuar nga ish-aparatciku jugosllav Isa Mustafa se fundmi ka zgjedhur nje ekstremist katolik si minister te saj te jashtem. Emanual Demaj qe ka lindur me 01.01.1982 në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë rrjedh nga minoriteti agresiv katolik i Kosoves i cili shquhet per idete e tij islamofobike dhe anti-muslimane. Emanueli me pare ka qene zyrtar i Caritasit ne Kosove dhe misioneve te tij per te prozelituar muslimanet kosovare per ne katolike, dhe pas kthimit nga konventat e Vatikanit në vitin 2012 dhe është zgjedhur, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Gjate kohes kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovë, Emanueli ka sulmuar ne menyre te eger analistet shqiptare sikur Fatos Lubonja dhe ka cilesuar si armiq muslimanet shqiptare. Demaj deklaron qe shqiptaret para Islamit kane qene katolike dhe si pasoje mbeshtet idete shoviniste te klerit ekstremist katolik te Kosoves, i cili kerkon konvertimin me pahir te muslimaneve shqiptare ne fene e Vatikanit.

Qeveria e korruptuar e Isa Mustafes, tani qe eshte ne zbythje e siper i ka dhene Kosoves si dhurate nje minister te jashtem te cilin ne qeveri do e mbante vetem Geert Wildersi, Adolf Hitleri apo Sllobodan Milloshevici. Emanuel Demaj si adhurues i Gjergj Fishtes, Skenderbeut dhe klerit katolik qe bashkepunoi ne nazizmin ne Kosove do te quhej pa frike nje minister fashist kosovar i denje per qeverine kuislinge te Ernest Koliqit dhe Musolinit.

Me poshte mund te lexoni nje deklarate ekstremiste te Emanuel Demes kunder muslimaneve shqiptare te vitit 2013:

Demokristianët kosovarë: Lubonja ka shitur bythen. Po sulmohen heronjtë tanë si Skënderbeu, pse janë të krishterë
TemA Online28 Korrik 2013
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, PSHDK, ka reaguar ndaj disa deklaratave të fundit të bëra në opinion nga deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, dhe nga analisti Fatos Lubonja.
Sipas PSHDK-së, janë të pajustifikueshme dhe të pakuptusheme deklaratat ofenduese dhe fyese që po u bëhen figurave historike dhe kombëtare të shqiptarëve .
A thua mos do na përcjellë fati i dinozaurëve qe të arrijmë deri te shkatërrimi dhe zhdukja e shqiptarëve, duke filluar të bëhemi armik të njëri- tjetrit?”, pyet Emanuel Demaj, sekretar i Përgjithshëm i Partisë, raporton “Zëri”.
“Këto deklarata të pandershme nga njerëz me bythë të shitur, po e dëmtojnë imazhin e Kosovës para gjithë botës. Publikimi i deklaratave të shumta, duke filluar nga ajo e Gëzim Kelmendit, i cili thotë se Gjergj Kastrioti nuk është hero i shqiptarëve , deklaratë kjo që nxiti një reagim dhe debat të madh të shoqërisë civile, por jo edhe të qeveritarëve dhe presidentes, po fillon dhe po bëhet çdo ditë e më aktuale.
Rasti tjetër ishte me skulpturën e Idriz Seferit, e cila u shkatërrua nga njerëz të pandërgjegjshëm, ku arsyeja e vetme ishte për ketë, sepse Idriz Seferi na paska qenë katolik. Tani nga ana tjetër, kemi rastin me të freskët, ku ofendohen dhe njollosën figurat çlirimtare nga Fatos Lubonja, i cili i quan vrasës Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn”, ka thënë Demaj gjatë një konference për media.
Demaj thotë se të gjithë shqiptarët, para pranimit të fesë Islame, kanë qenë katolikë, duke pyetur se mos do na sulmojnë të gjithëve për këtë fakt.
Por çfarë ishim ne para islamit? Kush do na thyej kokën apo këmben ne, sepse të gjithë ishim katolikë, apo si ma keni hallin? Sipas jush, kush qenka hero i shqiptarëve? Duhet të jetë ai mysliman apo çfarë?”, pyet Demaj.
Kush në të vërtet qenka Gëzim Kelmendi, Fatos Lubonja dhe kush janë trimat e Karadakut, që ja thyen këmbën Idriz (katolik) Seferit? A janë shqiptarë këta?”, vazhdon të pyes Demaj.
Demaj thotë se këto lojëra të pista, rrënjët i kanë thellë, dhe po na vijnë nga rrymat e ndryshme, të cilat futen në Kosovë përmes organizatave të ndryshme që askush nuk i kontrollon.
Se çfarë bëjnë ato, me çfarë merren dhe cilat janë politikat apo programet e tyre, këto gjëra dhe dukuri që po e dëmtojnë dhe shëmtojnë imazhin e Kosovës, duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”, thotë Sekretari i PSHDK-së, Emanuel Demaj.
Deri dje e dinim se kush ishte armiku ynë, ndërsa sot është bërë problem ta zbulojmë armikun e shqiptarëve, sepse jemi bërë armiq të vetvetes”, ka theksuar në fund, Emanuel Demaj, Sekretar i Përgjithshëm i PSHDK-së./b.l

OPINIONE