Kosovarët dhe Prizreni luten që Turqia të fitojë mbi terroristët kurd

Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë, në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, është kryer lutja e fitores, për operacionin turk ndaj terroristeve kurdë në Siri.
Veç qytetarëve të Prizrenit dhe ushtarëve turq, pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, prezente në lutje ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.

Operacioni Dega e Ullirit, i cili është në ditën e pestë, ka nisur me vendim të presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, me qëllim të eliminimit të forcave terroriste kurde në Siri, përgjatë kufirit me Turqinë. Ketij operacioni tani i bashkengjiten me lutjet e tyre edhe besimtaret e Prizrenit, Kosoves, Shqiperise dhe gjithe Ballkanit,  te cilet luten qe ushtria turke te triumfoje mbi grupet terroriste kurde.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne