“Kosovarët kanë gjak serbi”, Mustafa Nano sqaron deklaratën

Muaj më parë gazetari i njohur Mustafa Nano ishte sërish në vëmendjen e mediave për një deklaratë të bërë mbi kosovarët për të cilët u shpreh se kanë gjak serb dhe gjithashtu kritikoi veprimin që Xhaka dhe Shaqiri bënë në Kampionatin botëror. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Nano e ka sqaruar për herë të parë këtë deklaratë.

“Është një pjesë e audiencës kosovare që ka ca kohë që me mua ka një marrëdhënie të vështirë, jo fort miqësore. Besoj që gjithçka ka nisur kur unë kam dhënë një numër deklaratash duke filluar me Xhakën dhe Shaqirin. Kur ata bënë shqiponjën unë e qortova këtë gjest sepse ishte i pavend, ishte provokues.

E përfytyrova veten në rolin e një tifozi të kombëtares zvicerane, isha në stadium dhe të shihja një person që bëri gol për ngjyrat e Zvicrës dhe feston me simbolin e një kombi tjetër. Nuk e përjashtoj që Xhaka dhe Shaqiri të jenë patriot e ta duan kombin.

Unë kam një tezë dhe them se armiqësia midis serbëve dhe shqiptarëve nuk është një armiqësi e përjetshme. Ka lindur 200 vjet më përpara kur në Ballkan po krijoheshin shtetet nacionale.

Në Shqipëri janë disa njerëz që insistojnë që armiqësia me grekët dhe me serbët është e përjetshme. Nuk është e vërtet. Unë i kam xhan kosovarët”, u shpreh Nano.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne