Kosovarët solidarizohen me terrorizmin kurd

Injorantët e Kosovës solidarizohen me terroristët kurd. Disa injorantë në Prishtinë të painformuar mbi ato që po ndodhin në të vërtetë me operacionin “Burimi i Paqes” i bërë nga Turqia kundër terroristëve në Siri janë mbledhur për të kundërshtuar këtë operacion që sjell paqe në tokat e pushtuara Siriane.

Ky grup njerzish që sigurisht janë të shtyrë nga dikush që të dalin në rrugë pretendon se ka qëllim dënimin e “fashizmit e Turqisë ndaj popullit kurd”, gjë e cila nuk po ndodh.

Lajmi i marrë nga portali Insajderi:

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës organizon protestën “RiseUp4Rojava”, e cila po mbahet në disa qendra botërore me qëllim dënimin e “fashizmit e Turqisë ndaj popullit kurd”.

Protesta është paraparë të fillojë nga ora 13:00.

“Edhe Kosova i bashkëngjitet kësaj proteste që kështu së bashku të shfaqim solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd”, shkruhet në njoftimin për protestë të RrGK-së. /Insajderi.com”

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne