Kosovë – Marrëveshje mes koalicionit qeverisës dhe LDK-së për demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri të ditur të shtunën se është arritur marrëveshja me Lidhjen Demokratie të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv”, shkruan Veseli në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

Kuvendi i Kosovës e shtyu për të mërkurën e javës së ardhshme në orën 10.00 votimin për ligjin e demarkacionit, në përpjekje për arritjen e konsensusit. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne