Kosovë, mbahet debati me temë “Historia në tekstet shkollore”

Organizata jo-qeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë organizoi debatin me temë “Historia në tekstet shkollore”.

Gjatë këtij debati i cili u mbajt në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës u diskutuan tema mbi diskursin e përdorur në librat e historisë për ngjarje të ndryshme historike, duke kritikuar narrativat e njëanshme, mospërfshirjen e shumë grupeve sociale dhe lëvizjet e ndryshme qytetare.

Profesori i historisë dhe dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, gjatë fjalimit të tij në këtë debat duke theksuar se në hulumtimet të cilët i kanë bërë së bashku me studentët e masterit mbi tekstet e shkollave të mesme dhe fillore kanë gjetur pika problematike si gjuha dhe ilustrimet e përdorura në këto tekste, interpretimi i gabuar i historianëve dhe dominimi i periudhës moderne dhe mospërfshirja e antikitetit në tekstet historike.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës, si Ministria e Arsimit duhet të merren seriozisht me përmirësimin e këtyre teksteve të cilat sipas Dugollit shkruhen me tendenca politike.

“Të gjeturat tona kanë qenë tek vërtetësia e të dhënave historike nëse ka mosvërtetësi apo mosrealitet në diçka që ka ndodhur, tek origjinaliteti i këtyre teksteve, sepse ne jemi shtet dhe duhet t’i kemi tekstet tona origjinale”, tha Dugolli.

Ramadan Sokoli nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut duke folur për hulumtimet e bëra nga kjo organizatë në shkollat e ndryshme të Kosovës tha se kanë mbajtur punëtori dhe ligjërata me nxënësit e shkollave të mesme mbi historinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë tradicionale dhe gjininë.

Sokoli theksoi se këta nxënës nuk informohen mirë gjatë orëve të mësimit të historisë dhe çështja e të drejtave e njeriut nuk trajtohet aspak në mësime. Ndërsa sa i përket luftës së periudhës 98-99, ai bëri të ditur se në tekstet shkollore kontributi i gjinisë femërore në luftëra nuk përfshihet dhe numrat e viktimave nuk janë të bazuara në fakte të vërteta. Ai po ashtu tha se në këto tekste shkollore të historisë nuk përmenden viktimat e luftës që i përkasin komuniteteve jo-shqiptarë të Kosovës dhe nënvizohen vetëm viktimat shqiptare. Sokoli po ashtu tha se në këto tekste përdoret gjuhë diskriminuese ndaj komuniteteve jo-shumicë.

“Ne kemi vërejtur se nxënësit e shkollave të mesme kanë njohuri shumë të vogël për ngjarjet se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe në përgjithësi në shtetet e ish-Jugosllavisë gjatë periudhës së viteve të ’90-ta. Nxënësit e shkollave të mesme nuk dinë mbi organizimin e protestave studentore, rezistencës paqësore gjatë viteve të 90-ta, nuk janë të informuar me detaje për këto ngjarje që ne konsiderojmë si shumë të rëndësishme dhe që duhet patjetër të përfshihen në tekstet shkollore”, tha Sokoli.

Kurse, Mrika Limani nga Instituti i Historisë së Kosovës, theksoi se tekstet shkollore të historisë janë produkt i politikave shtetërore dhe duhet të trajtohen si të tilla. Ajo ka rikujtuar se Turqia në nivel diplomatik ka bërë një kërkesë për rishikimin e gjuhës të përdorur në tekstet historike për çështjen e Perandorisë Osmane në trevat e Kosovës. Sipas Limanit kjo kërkesë nga Turqia, e cila është aleat i Kosovës, ka anët pozitive sepse kjo çështje ka filluar të flitet dhe të gjinden gabimet e teksteve në debate të hapura. Organizata jo-qeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë organizoi debatin me temë “Historia në tekstet shkollore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë këtij debati i cili u mbajt në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës u diskutuan tema mbi diskursin e përdorur në librat e historisë për ngjarje të ndryshme historike, duke kritikuar narrativat e njëanshme, mospërfshirjen e shumë grupeve sociale dhe lëvizjet e ndryshme qytetare.

Profesori i historisë dhe dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, gjatë fjalimit të tij në këtë debat duke theksuar se në hulumtimet të cilët i kanë bërë së bashku me studentët e masterit mbi tekstet e shkollave të mesme dhe fillore kanë gjetur pika problematike si gjuha dhe ilustrimet e përdorura në këto tekste, interpretimi i gabuar i historianëve dhe dominimi i periudhës moderne dhe mospërfshirja e antikitetit në tekstet historike.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës, si Ministria e Arsimit duhet të merren seriozisht me përmirësimin e këtyre teksteve të cilat sipas Dugollit shkruhen me tendenca politike.

“Të gjeturat tona kanë qenë tek vërtetësia e të dhënave historike nëse ka mosvërtetësi apo mosrealitet në diçka që ka ndodhur, tek origjinaliteti i këtyre teksteve, sepse ne jemi shtet dhe duhet t’i kemi tekstet tona origjinale”, tha Dugolli.

Ramadan Sokoli nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut duke folur për hulumtimet e bëra nga kjo organizatë në shkollat e ndryshme të Kosovës tha se kanë mbajtur punëtori dhe ligjërata me nxënësit e shkollave të mesme mbi historinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë tradicionale dhe gjininë.

Sokoli theksoi se këta nxënës nuk informohen mirë gjatë orëve të mësimit të historisë dhe çështja e të drejtave e njeriut nuk trajtohet aspak në mësime. Ndërsa sa i përket luftës së periudhës 98-99, ai bëri të ditur se në tekstet shkollore kontributi i gjinisë femërore në luftëra nuk përfshihet dhe numrat e viktimave nuk janë të bazuara në fakte të vërteta. Ai po ashtu tha se në këto tekste shkollore të historisë nuk përmenden viktimat e luftës që i përkasin komuniteteve jo-shqiptarë të Kosovës dhe nënvizohen vetëm viktimat shqiptare. Sokoli po ashtu tha se në këto tekste përdoret gjuhë diskriminuese ndaj komuniteteve jo-shumicë.

“Ne kemi vërejtur se nxënësit e shkollave të mesme kanë njohuri shumë të vogël për ngjarjet se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe në përgjithësi në shtetet e ish-Jugosllavisë gjatë periudhës së viteve të ’90-ta. Nxënësit e shkollave të mesme nuk dinë mbi organizimin e protestave studentore, rezistencës paqësore gjatë viteve të 90-ta, nuk janë të informuar me detaje për këto ngjarje që ne konsiderojmë si shumë të rëndësishme dhe që duhet patjetër të përfshihen në tekstet shkollore”, tha Sokoli.

Kurse, Mrika Limani nga Instituti i Historisë së Kosovës, theksoi se tekstet shkollore të historisë janë produkt i politikave shtetërore dhe duhet të trajtohen si të tilla. Ajo ka rikujtuar se Turqia në nivel diplomatik ka bërë një kërkesë për rishikimin e gjuhës të përdorur në tekstet historike për çështjen e Perandorisë Osmane në trevat e Kosovës. Sipas Limanit kjo kërkesë nga Turqia, e cila është aleat i Kosovës, ka anët pozitive sepse kjo çështje ka filluar të flitet dhe të gjinden gabimet e teksteve në debate të hapura./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne