Kosovë, mblidhet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet

Në Kosovë është mbledhur Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e qershorit dhe sfida e parë e tij pas konstituimit është zgjedhja e kryetarit të ri të tij.

Propozimi i kandidatit për kryetarin e Kuvendit i takon koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, i cili radhitet si subjekti i parë politik me më shumë vende të fituara në Kuvend.

Më herët, lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë për Kadri Veselin, nëse ai do të jetë i propozuari e madje as për të nominuarin e koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Sidoqoftë, konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit të tij i hap rrugë krijimit të qeverisë së re të Kosovës. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, formimi i qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votash.

Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë thënë se pas konstituimit të Kuvendit, brenda një kohe shumë të shkurtër do të mbahet edhe seanca e dytë e Kuvendit, ku do të votohet për qeverinë e re.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne